Prohodna, shpella bullgare ku ndodhen Sytë e Zotit

30 dhjetor 2018 | 12:53

Prohodna e njohur ndryshe si Oknata  është e veçantë sepse jo të gjitha kanë një sy hyjnor. Shpellla ka dy kavitete në formën e bajames afër njëra-tjetrës që ngjajnë me organe shikimi. 

Fjala prohodnas do të thotë hyrje. Këto kavitete janë dy hapje të mëdha prej 45 metrash dhe 35 secila. 

Nuk është habi që trakët e lashtë të kishin vendosur aty tempullin që daton që nga neoliti. Gjithsesi trakët u zëvendësuan me turistët dhe eksploruesit në kërkim të stalaktiteve dhe stalagmiteve që ofrojnë një spektakël të mrekullueshëm.  

Kaskadat e vogla që bien përmes syve kur ka reshje shiu dhe që pashmangshmërisht kanë krijuar metaforën e “lotimit hyjnor”, apo edhe pamja fantastike e natës me hënë përmes hapjeve, moment në të cilin bestytnia popullore shtyn drejt plotësimit të tri dëshirave me sigurinë që të paktën njëra do të realizohet. 

Me pak fjalë një vend i mrekullueshëm në të gjitha aspektet. /Bota.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me rastin e fundvitit ka…