Projeksioni i buxhetit të komunës së Prishtinës për vitin 2022, 1 % më pak se i këtij viti
Projeksioni i buxhetit nga komuna e Prishtinës për vitin 2022 do të jetë 90 milionë e 665 mijë euro, kështu ka thënë në një bisedë për Ekonomia Online, nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi.
Nushi tha se projeksioni i buxhetit për vitin 2021, është një për qind më pak se i vitit 2021.
Tutje, ai tha se komuna e Prishtinës nuk është e kënaqur me shfrytëzimin e buxhetit për vitin 2020.
Nushi tha se janë paraparë projekte të rëndësishme për kryeqytetin si ndërtimi i katër shkollave.
“Shfrytëzimi i buxhetit komunal për vitin 2020 nuk është i kënaqshëm për pjesën tonë. Disa prej drejtorive plotësisht e kanë përmbushur obligimin e tyre për ka pjesa e prokurimit të projekteve. Kemi ngadalësim të projekteve duke mos funksionuar OShP-ja. Kemi projekte të rëndësishme për kryeqytetin njëri prej tyre është ndërtimi i katër shkollave që ka qenë edhe projekt i Bankës Botërore ku ky tender është në OSHP”.
Mirëpo, siç tha ai shumë projekte janë ngadalësuar për shkak të mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit (OShP).
“Në anën tjetër kemi rritje të kostove të ndërtimit të cilat po na obligojmë që të ri negociojmë ose të ndërpresim kontrata me operatorë ekonomik. Prandaj janë disa arsye objektive të cilat e pamundësojnë realizimin e projekteve deri në fund siç e kemi planifikuar. Nëse flasim për buxhetin e vitit 2022 ne mund të flasim për projeksionet e buxhetit meqë jemi duke pritur edhe qarkoren e dytë nga ministri e Ekonomisë dhe ajo e Financave. Ne jemi në zhvillim e sipër për planifikimet buxhetore për vitin e ardhshëm. Këtë vit dëgjimi i qytetarëve për dëgjime buxhetore është më i lartë se vitet paraprake”, tha Nushi.
“Se cilat projekte do të jenë të kyçura në buxhetin e vitit 2022 ende nuk mund të dimë por nëse flasim për projeksione për komunë të Prishtinës do të jetë 90 milionë e 600 euro, diku 1 për qind më pak se vitin 2021, i cili ka qenë mbi 91 milionë. Nga granti i përgjithshëm qeveritar është projektuar vlera prej 19 milionë e 640 mijë euro, grante shtesë për financimin e kryeqytetit i cili shkon në vlerën 6% është projektuar në 11 milionë e 610 mijë, granti specifik për arsim është projektuar në 21 milionë e 972 mijë euro, granti specifik për shëndetësi është projektuar në 6 milionë e 950 mijë euro dhe projeksioni i të hyrave vetanake në vlerë prej 30 milionë e 494 mijë euro që në total e ka vlerën prej 90 milionë e 665 mijë euro. Obligim i yni është që deri me datën 30 shtator ta dërgojmë buxhetin e aprovuar nga Kuvendi në ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave dhe jam i sigurt që do të përmbyllen me sukses edhe dëgjimet buxhetore, edhe planifikimi buxhetor dhe dorëzimi i buxhetit”, tha ai për EO.