Projekt i jashtëzakonshëm nga ‘M-Technologie’
Fabrika “M-Technologie” që bën projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave kontinuale nga alumini dhe PVC, përpunimin e xhamit si dhe prodhimin e kanaleve të ventilimit dhe elementeve fazonike, ka prezantuar një projket të jashtëzakonshëm që po realizon në Prishtinë.
“M-Technologie” ju prezanton me projektin e Art Construction që është duke u realizuar në Prishtinë me sipërfaqe prej 6600 m2. Ky projekt po realizohet në një zonë e cila karakterizohet me shumëllojshmëri të ndërtesave, si nga destimini ashtu edhe nga arkitektura, do të jetë qendra e parë e zyrave në atë zonë e cila do të sjellë freski dhe inovacion në Lagjen Mati 1”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
“E përberë nga një vëllim unik dhe e mbështjellë me qelq në te gjitha anët mundëson që drita dhe vizurat të krijojnë një efekt të madh hapësinor, ku me anë te brisoleve do të mund ta kontrollojmë dritë-hijen. Në Art Construction Head Office kemi inkoporuar këto produkte: Fasada me sistem chuco FËS50.SG.SI. Xham trepalësh: Guardian SN 70-37, i temperuar dhe me printim, ngjyrë me baze keramike në xhamin e mesëm të temperuar i cili është sigurues dhe i lameluar”, thuhet në njoftimin e “M-Technologie”.
“M-Technologie” është fabrikë e madhe dhe moderne me eksperiencë mbi 11 vjeçare dhe është anëtare e kompanisë me renome ndërkombëtare, “MABETEX GROUP” me seli në Lugano të Zvicrës. /Epoka e re/