Projekt që i kushtohet ushtarit të UÇK-së, bashkëluftëtarët do të rrëfejnë
Në saje të jetës dhe veprimtarisë së dëshmorit Musa Hajrizi, ka filluar të realizohet projekti jetëshkrimor ku bëhet thirrje që të gjithë ata që e njohin dëshmorin Hajrizi dhe që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti të lajmërohen te menaxheri Mentor Hajrizi.
Njoftimi i plotë i menaxherit të projektit Mentor Hajrizi:
THIRRJE
“Të vdesësh për Kosovën, asgjë më mirë nuk ka.”
(Musa Xh. Hajrizi)
Të nderuar familjarë, miq, shokë e shoqe dhe luftëtarë të UÇK-së,
Thirrja ime kasnecon nisjen e punës për një projekt të ri. Kjo nismë fisnike, e cila synohet të realizohet vetëm me përkrahjen tuaj, pa shkëputje, brenda një periudhe disavjeçare, i kushtohet Luftëtarit të Lirisë, Dëshmorit të Kombit, Musa Xh. Hajrizi.
Kontributi juaj është një ndihmesë e çmuar për realizimin e projektit, andaj prej jush, me çiltëri të lartë, kërkoj që ta jepni kontributin tuaj, duke dërguar tek unë:
– Një tekst të shkurtër (përshkrim), më së shumti deri në dhjetë fjali të shkurtra. Në tekst duhet t’i jepni përshtypjet tuaja për figurën e Musa Hajrizit, për personalitetin e tij.
– Tekstit mund t’i bashkëngjisni: fotografi, faksimile, poezi, këngë etj.
SQARIM!
Burimet (dokumentet) autentike, të dërguara, do të jepen me emër e mbiemër në projekt, në shenjë nderimi. Palët kontribuuese, të përfshira në këtë proces, i falënderoj përzemërsisht dhe me mirënjohje.
Të gjitha materialet që, pa dallim, i kontribuojnë projektit, mund t’i dërgoni deri më 30 korrik 2022, vetëm në postën elektronike: [email protected].
Luteni që thirrjen ta shpërndani sa më shumë te miqtë, sepse vetëm kështu do të bëjë jehonë kjo nismë jona e përbashkët.
Ju falemnderit!
Çiltërisht,
Mentor Hajrizi (menaxher i projektit).