Projekte strategjike mes Kosovës dhe Malit të Zi: Rruga Deçan-Plavë dhe tuneli i Rozhajës në fokus

09 shtator 2024 | 20:49

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka thënë se në kohën kur Ibrahimovic ka qenë ministër i Investimeve Kapitale, ka arritur marrëveshje për rugën Deçan Plavë, si dhe për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Në kohën sa z. Ibrahimovic ka qenë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Investimeve Kapitale në Repubikën e Malit të Zi, kemi pasur mundësinë që të arrijmë marrëveshje për rrugën Deçan – Plavë, për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve. Projekte për të cilat diskutuam edhe sot, me bindjen se shumë shpejtë edhe do të jetësohen”, ka shkruar Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët letonezë të KFOR-it të kanë kryer një patrullë rutinore…