
Projektet fituese të konkursit të Qendrës Kinematografike të Kosovës
Qendra Kinematografike e Kosovës shpall Listën e Projekteve Fituese të konkursit për mbështetjen e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, të hapur me datën 12 dhjetor 2024.
Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 12 projekte, dhe pas shqyrtimit nga juria vlerësuese (Tin Dirdamal, Norika Sefa, Antoneta Kastrati, Thomas Logoreci dhe Alireza Ghasemi) dhe komisioni financiar (Ilir Hasanaj, Ujkan Hysaj dhe Virgjina Peja) janë përzgjedhur 3 projekte për mbështetje financiare.
Lista e fituesve:
Projekti “Dua” me producent Valon Bajgora, regji të Blerta Bashollit, skenarist Blerta Basholli
Projekti “Dua të shkoj sërish në det” me producente Valmira Hyseni, regjisor Leart Rama, skenarist Leart Rama
Projekti “Gjurmë” me producent Jon Gojani, regji të Rita Krasniqi, skenaristë Rita Krasniqi dhe Jon Gojani.