Projekti ‘Bashkë për shtetin’ po mbështetet në gjithë Kosovën
Anëtari i Kryesisë i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se ky koalicion i ka hyrë garës zgjedhore me synimin për të dalë fitues.
Ai ka treguar se projekti ‘Bashkë për shtetin’ po gjen mbështetje kudo në Kosovë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se fuqia e Nismës në Gjakovë dhe në gjithë Kosovën do të shihet më 6 tetor.
“Ne jemi të bindur se do të jemi fitues si koalicion sepse e kemi kandidatin më të mirë për kryeministër”, ka theksuar Hoxha.
Ai ka thënë se pas 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri reformatore pasi, sipas tij, përfundimi i procesit të dialogut do të jetë një prej vendimeve të mëdha të qeverisë së re.
Në këtë intervistë Hoxha ka folur edhe për përdorimin e veturave zyrtare në fushatë, duke e vlerësuar shembull të keq.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)