Projekti filmik “Hana” mbështetet edhe nga Agjencia Maqedonase e Filmit
13 maj 2018
| 15:15
Agjencia Maqedonase e Filmit ka publikuar rezultatet e projekteve filmike fituese të konkursit të tyre të fundit, ku projekti filmik “Hana” i regjisorit Ujkan Hysaj është njëri ndër ta.
“Hana” me skenar nga Fadil Hysaj dhe producent Kushtrim Koliqi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2017 dhe për temë ka Sarën, një aktore e dhunuar gjatë luftës në Kosovë e që bëhet protagoniste e një filmi të huaj që ka për temë dhunimin. Ndërsa përjeton të njëjtat situata, më në fund arrin të lirojë veten nga trauma e saj.
Ky është i katërti projekt filmik nga Kosova që brenda një viti gjejnë mbështetjen nga Maqedonia.