Projekti i banesave për familjet e dëshmorëve në Skenderaj drejt përfundimit
25 korrik 2023
| 16:13
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se projekti i objekteve banesore dedikuar familjeve të dëshmorëve është drejt përfundimit.
Nura është shprehur i lumtur që po fillon të përmbushet edhe një premtim tjetër, më i rëndësishmi prej nisjes së mandatit të tij.
“Projekti i objekteve banesore dedikuar familjeve të dëshmorëve, që po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar të punës, për ta bërë gati për banim brenda këtij viti dhe për t’i vënë kapakun një zotimi tjetër për kategoritë e luftës”, ka shkruar Nura në “Facebook”.