Projekti i gazsjellësit amerikan, Haradinaj takon drejtoreshën e misionit të MCC

29 prill 2022 | 14:30

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur të premten në takim drejtoreshën e Misionit të MCC në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Sarah Olmstead.

Haradinaj ka thënë se programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve.

“Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme dhe të avancojë në zhvillim, falë ndihmës së aleatëve tanë. Kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm dhe programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve”.

“Sot kisha nderin të pres në takim zonjën Sarah Olmstead drejtoreshë e Misionit të MCC në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me të cilën bashkëbiseduam për sfidat në të cilat po kalon Kosova, dhe e falënderova për kontributin e shkëlqyeshëm të MCC-së, që përmes projekteve të shumta, dinamizojnë zhvillimet në forcimin e ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë në vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Haradinaj ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për gazsjellësin amerikan.

“I konfirmova edhe njëherë mbështetjen time për projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e tjera strategjike në dobi të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si çdo Ramazan edhe në këtë Ramazan Petrol Company nuk…