Projekti i ujësjellësit në Orllan fillon në maj, sigurohen 1 milionë e 600 mijë euro
Organizata Jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka organizuar një tryezë diskutimi për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethinë; si dhe kujdesin ndaj mjedisit përreth liqenit të Batllavës.
1 milionë e 600 mije euro janë ndarë për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan. Këto mjete, nga kjo organizatë po kërkohen të kthehen në plan për vitin 2020, ndonëse ishin paraparë për 2021.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, ka hënë se është ndarë edhe buxheti për projektin e ujësjellësit, i paraparë të përfundohet për tre vjet. “Organizim i tillë na jep neve vullnetin për të punuar më shumë për të punuar. Projekti i ujësjellësit ka qenë i projektuar në burgjet. Në ndërkohë gjatë hartimit të kornizës. Kemi diskutuar me të gjithë akterët për të rikthyer në qeveri dhe fatmirësisht ka kaluar ku dhe kemi arritur të ndajmë buxhet për të e cila është paraparë të kryhet për tre viteve”, u shpreh Matoshi.
Rreth kërkesës për kthimin e projektit për vitin 2020, Matshi ka deklaruar se nëse punët zhvillohen shpejtë, do të përfundojë më herët. Ai bëri të ditur se në fund të majit fillon implementimi i projektit. “Sa i përket asaj që kërkuarat për me e kthyer në 2020, nëse projekti zhvillohet shpejt atëherë mundohemi t’a kryejmë më herët. Tenderi do të jetë i hapur 45 ditën dhe ftojmë kompanitë që të marrin pjesë. Ju ftoj juve dhe të gjithë ata që do të përforcojnë nga projekti që t’i rrini në krye të projektit. Do të fillojë në fund të muajit Maj”, bëri të ditur Matashi, shkruan “EO”.
Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Qeverisje Lokale, ka thënë se ky vit do të jetë i njohur si viti ekonomik për Kosovën. Sipas tij, janë ndarë vijat buxhetore, por mbetet vëzhgimi i projektit. “Do të mundohem në pika të shkurta. Do të flas më shumë për temën e dytë. Ky vit është vit ekonomik ku do të bëhen nvestime të Kosovës se re. Vijat buxhetore janë nene por në praktikë kemi probleme të mëdha. Ju lus juve të vëzhgoni projektin. Është e pakuptimtë që të kemi një liqen si Orllani dhe fshatrat të mos kenë ujë. Po më vjen mirë që në maj do të fillojmë”, u shpreh Tahiri.