Projekti për rregullimin e shkallëve në lagjen “Arbëria” përfundon për 120 ditë
25 mars 2018
| 15:17
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se projekti për rregullimin e shkallëve në lagjen “Arbëria” pritet të përfundojë brenda 120 ditëve.
“Projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 metra gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyror me trashësi prej 10 centimetrash. Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim. Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve”, ka treguar Ahmeti.