Projekti i shkallëve në lagjen “Arbëria” po realizohet sipas planit
07 qershor 2018
| 11:31
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se projekti i shkallëve në lagjen “Arbëria” po realizohet sipas planit të paraparë.
Ahmeti ka thënë se rreth shkallëve janë shtuar tashmë dhe do të shtohen edhe më tutje sipërfaqet e gjelbra.
“Punimet po bëhen në rreth 300 metra gjatësi, dhe shkallët do të jenë të gjera 2.5 metra. Brenda këtij projekti po punohet edhe për rregullimin e kanalizimit atmosferik, ndriçimit dhe hapësirave përcjellëse për pushim”, ka thënë Ahmeti.
/Epoka e re/