Projektligj për qeverinë i dërgohet Komisionit të Venecias
21 gusht 2020
| 12:26
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka bërë me dije se Projektligji për qeverinë është finalizuar.
Në mbledhje të qeverisë, ai ka treguar se për të parë se mos është ndesh me kushtetutën, projektligji është dërguar në Komision të Venecias për shqyrtim.
Sipas tij, në muajin tetor pritet të vije përgjigja e këtij komisioni dhe më pas projektligji do të votohet.
“Ligji tani është final, ne kemi vendosur që 15 ministri dhe dy t’i mbesin mandatarit”, ka deklaruar Tahiri.