Projektligjet e FSK-së miratohen edhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa
30 nëntor 2018
| 14:00
Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar sot Projektligjet për transformimin e Forcës e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.
Po ashtu sot edhe Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka miratuar këto tri projektligje për shndërrimin e FSK-së në ushtri.
Deri më 15 dhjetor pritet që Projektligjet e FSK-së të kalojnë edhe në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, pasi në lexim të parë kanë kaluar.
/Epoka e re/