Projektligjet për FSK-në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane
03 dhjetor 2018
| 10:59
Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane i ka dhënë dritën e gjelbër projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kryetarja e këtij komisioni, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se këto projektligje kanë pasur ende nevojë për rregullim më të mirë për përmbajtjen e tyre, por sa i përket këtij komisioni është e rëndësishme të kalohen.
Ndërkaq anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se partia që përfaqëson do të jetë në përkrahje të këtyre tri projektligjeve, por që nuk është i kënaqur me pjesën përmbajtësore.