Projektligji për buxhet, sot në lexim të dytë

29 dhjetor 2020 | 08:25

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare në orën 14:00, për të votuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Projektligji për buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota për.

Qeveria e Kosovës miratoi më 30 tetor buxhetin 2021, i cili planifikon të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliard e 885.9 milionë euro ose 97.4 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se…