Projektligji për buxhetin në përputhje me legjislacionin e BE-së
20 dhjetor 2017
| 12:06
Komisioni për Integrime Evropiane, të cilën e ka kryesuar Blerta Deliu-Kodra, kryetare, ka shqyrtuar Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Anëtarët e këtij komisioni kanë theksuar se ky projektligj është në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe si i tillë mund të miratohet me procedurë të rregullt në Kuvend.