Projektligji për Demarkacionin dhe raporti i Bulliqit dërgohen në Kuvend
Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi ka dëgjuar Komisionin për Shënjimin e kufirit me Malin e Zi, ka vendosur që raportin e tij ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës.
Sot Komisioni i angazhuar nga kryeministri Haradinaj për rishikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar të gjeturat e tij.
Pasi morën fjalën të gjithë anëtarët e Komisionit për të treguar se çfarë, sipas tyre, dëshmon se kufiri nuk është ashtu siç është caktuar e është nënshkruar Marrëveshja e Demarkacionit.
Pas prezantimit, zv.kryeministri Enver Hoxha tha se Komisioni nuk prezantoi asgjë konkrete dhe pati shumë parregullsi në lidhje me provat që kanë marrë për bazë.
Megjithatë, ky raport u miratua dhe kalon për gjykim të mëtejmë në Kuvend.