Projektligji për fertilizim artificial shtyhet për një seancë tjetër, shkak mungesa e kuorumit
11 korrik 2024
| 11:19
Në seancën e Kuvendit të Kosovës nga e cila është larguar opozita po vazhdohet me votimin e disa projektligjeve.
Projektligji për fertilizim artificial është kaluar nga kjo seancë në seancën tjetër pasi nuk ka kaluar amendamenti i deputetit të Vetëvendosjes, Visar Korenica.
Në votimin të këtij amendamenti kanë marrë pjesë vetëm 43 deputetë.
“Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votim. As për së afërmi nuk jemi te numri i kërkuar, i nevojshëm pra që të miratohet ky amendament. Kështu që pa u zgjidh kjo, nuk kemi si të procedohet me këtë pikë. Dalim te pika tjetra, ashtu si marrëveshjet ndërkombëtare, edhe kjo i kalon një seance që e organizojmë me vazhdime”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.