Projektligji për gjykatën komerciale procedohet për në qeveri

21 qershor 2021 | 16:14

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se kjo ministri ka proceduar në Qeverinë e Kosovës  Projektligji për themelimin e gjykatës komerciale.

Haxhiu nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka thënë se ky projektligj ka qenë zotim i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në qeveri, Projektligjin për themelimin e gjykatës komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë. Falënderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!”, ka shkruar Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes…