Projektligji për inspektimin administrativ diskutohet me Avokatin e Popullit

21 janar 2022 | 15:01

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi të premten është është takuar me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, me të cilin ka biseduar për të biseduar lidhur me Projektligjin për inspektimin administrativ.

Në këtë takim, Ibrahimi e ka njoftuar Qelajn lidhur me brengat e kryetarëve të komunave lidhur me përmbajtjen e këtij projektligji si dyfishimin e detyrave të institucioneve tjera, interferimin në ligjet tjera, cenimin e funksionimit të demokracisë lokale dhe se ky projektligj vlerësohet se është në kundërshtim edhe me Kartën Universale të Drejtave të Njeriut dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

Ndërsa Avokati i Popullit ka dëgjuar më vëmendje brengat e kryetarëve të komunave dhe ka premtuar se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës në trajtimin e këtij projektligji, por edhe akteve tjera ligjore në kontekst të fushëveprimtarisë së tij.

Në takimin e radhës të AKK-së do të merr pjesë edhe Avokati i Popullit për t’u informuar për së afërmi me brengat e kryetarëve të komunave dhe këtë çështje në përgjithësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferizajt e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në…