‘Projektligji për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, një hap drejt avancimit të modernizimit të kadastrës’
07 qershor 2023
| 23:28
Në mbledhjen e 145-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar Projektligji për Kadastër të Pronës së Paluajtshme.
Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka theksuar se miratimi i Projektligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, është një hap drejt avancimit të modernizimit të kadastrës, rindërtimit të informacioneve kadastrale dhe të drejtave pronësore, në linjë me vizionin e qasjen serioze institucionale për reforma rrënjësore në kadastrën shtetërore.