
Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dërgohet në Qeveri
09 shkurt 2018
| 17:18
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka proceduar për në Qeveri Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e këtij komisioni të premten.
Pas mbledhjes së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se ky projektligji ka mbetur pa u miratuar në legjislaturën e kaluar të Kuvendit për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit të vitit 2017.