Projektligji për KPK-në, Szunyogu pret që të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias
07 mars 2024
| 15:45
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas votimit në parim të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) nga deputetët e Kuvendit.
Ai ka thënë se pret që ky projektligj të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Pashë se Kuvendi i Kosovës ka kaluar në lexim të parë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që Projektligji të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj”, ka shkruar ai në platformën “X”.