Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit dhe ai për Kripto-asetet procedohen për në seancë plenare

19 shtator 2024 | 13:56

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuar nga Ferat Shala, kryetar komisioni, ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës duke miratuar unanimisht raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2024.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit me shumicë votash, miratuan raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit si dhe Raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Kripto-asetet. Si rrjedhojë, të dy raportet do të procedohen tutje për shqyrtim në seancë plenare.

Po ashtu, anëtarët e komisionit votuan pro rifillimit të rishpalljes së konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU”.

Po ashtu, u votua pro pjesëmarrjes së të gjithë anëtarëve të komisionit në formimin e panelit për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen “Drejtor të Bordit të NP KOSTT- tri pozita’’. Tutje, anëtarët e komisonit shqyrtuan çështje të tjera, të ndryshme, që bien sipër fushëveprimtarisë së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, ka…