Projektligji për paga zvogëlon pabarazinë
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se Projektligji për paga është një hap i madh drejt nivelizimit të pagave dhe uljes së pabarazisë në sektorin publik.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky është maksimumi që mund të bëjë Qeveria për të punësuarit në sektorin publik.
Deputeti i AAK-së ka treguar se Projektligji për paga parash që në asnjë ndërmarrje publike të mos ketë pagë më të madhe se 1 700 euro.
Selmanaj ka thënë se prej koeficientit 5 deri te koeficienti 1 pothuajse të gjithëve u është rritur paga, duke përfshirë edhe sektorin e arsimit, i cili ka rritje të pagës prej 0.2 përqindës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)