
Projektligji për Pagat procedohet në Kuvend
Kabineti qeveritar pa asnjë votë kundër dhe me një abstenim nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka proceduar për shqyrtim në Kuvend, Projektligjin për Paga.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, e ka arsyetuar këtë Projektligj, ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, ka deklaruar se voton në favor të Projektligjit, por sipas tij ndikimi buxhetor nuk duhet rrezikuar stabilitetin makrofiskal.
Në lidhje me këtë Projektligj ka reaguar edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se gradimi ose koeficienti i pagave të mësimdhënësve nuk duhet të jetë më i ulët se në sektorët tjerë, ngase mund ta degradojë sistemin arsimor.
Sipas tij, koeficienti për pagat në arsim është më i ulët se në sektorët tjerë, për çka ka abstenuar me votë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me këtë projektligj nuk ulje të pagave, përveç pagës së kryeministrit.
Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka proceduar për në Kuvend edhe propozim-vendimin në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Kosovë.