Projektligji për rimëkëmbje ekonomike kalon në Komisionin për legjislacion
06 nëntor 2020
| 10:36
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike sot e ka marrë mbështetjen e Komisionit parlamentar për legjislacion.
Mbledhja është mbajtur “online”, derisa kryetari i këtij komisioni Shkëmb Manaj ka konfirmuar për “Kosovapress” se me pesë vota për dhe një abstenim është miratuar raporti me amendamente i këtij projektligji.
“Po, kaloi. Me 5 vota për dhe një abstenim u miratua projektligji dhe raporti me amendamente”, ka thënë Manaj.
Ndërsa, në orën sot në orën 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.