Projektligji për Rininë dhe Strategjia Shtetërore, përcaktuese për politikën rinore në Kosovë

17 gusht 2023 | 18:36

Projektligji për Rininë dhe Strategjia Shtetërore për Rininë, të dyja në hartim e sipër, përbëjnë një moment përcaktues për politikën rinore në Kosovë.

Lidhur me të parën, sot është mbajtur punëtoria e radhës e grupit punues me përfaqësues të fushës së rinisë, me qëllim të diskutimit dhe validimit të çështjeve që janë esenciale për Projektligjin.

Sipas njoftimit të MKRS-së, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, falënderuan grupin punues hartues si dhe akterët tjerë rinorë në Kosovë, organizatat, individët dhe aktivistët, që kanë qenë pjesë e zhvillimeve në këtë sektor, dhe veçanërisht në komentimin e Projektligjit.

“Me synim të reformimit legjislativ në fushën e rinisë, i cili arrin t’i mobilizojë të gjitha resurset dhe kapacitetet shtetërore të Kosovës dhe që e sheh rininë të dimensionuar në të gjithë planifikimin zhvillimor të vendit, MKRS po sigurohet që i tërë procesi të ketë qasje gjithëpërfshirëse, duke i pranuar dhe shqyrtuar të gjitha komentet e pranuara”, ka njoftuar MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion i kompanisë “Latam” i nisur nga Miami për…