Projektligji për sigurinë kibernetike procedohet për shqyrtim të dytë në seancën plenare

24 janar 2023 | 14:25

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i kryesuar nga Bekë berisah, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin me rekomandime për Projektligjin për sigurinë kibernetike.

Me vota unanime projektligji u procedua për seancë plenare për shqyrtim të dytë.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi raportin me rekomandime për Projektligjin për tubimet publike, i cili u procedua për seancë plenare për shqyrtim të dytë.

Në mbledhjen e sotme, komisioni u dakordua që të realizojë disa vizita në terren, pas përmbytjeve në disa rajone të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë me dije…