Projektligji për tekstet shkollore procedohet për shqyrtim nen për nen
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gola, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua Projektligji nr.08/L-207 për tekste shkollore.
Referuar projektligjit në fjalë, kryetari Gola tha se pas kalimit të tij në lexim të parë, në përputhje me vendimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, komisioni gjegjës e ka proceduar tutje për shqyrtim nen për nen të të njëjtit, me ç’rast ka formuar grupin punues për shqyrtim më të detajuar.
Sipas procedurës dhe praktikës parlamentare, e ftuar në këtë mbledhje ishte ministrja e Arsimit, Arbёrie Nagavci.
Prezantimin e punës së grupit punues, përfshirë këtu amendamentet e dala nga po i njëjti, lidhur me Projektligjin për tekstet shkollore e bëri kryesuesja e grupit, deputetja Arijeta Rexhepi.
Kryesuesja Rexhepi fillimisht theksoi se në këto amendamente, gjithsej 11, janë diskutuar dhe përfshirë po ashtu edhe propozimet që janë gjatë dëgjimit publik, për të vazhduar më pas në shqyrtim të secilit prej amendamenteve veç e veç.
Me që pas prezantimit të amendamenteve anëtarët e komisionit nuk shtuan asgjë, unanimisht u votuan tё gjitha prej tyre dhe projektligji së bashku me to u procedua për shqyrtim tek komisionet e përhershme parlamentare.