Projektligji për Trustin të enjten në shqyrtim, Tahiri kërkon mbështetjen e deputetëve

16 janar 2023 | 13:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do ta kenë në shqyrtim të parë peticionin e nënshkruar nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Këtë e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin Projektligjin për Trustin, që sipas tij do të ndihmonte qytetarët të përballojnë krizën ekonomike.

“Projektligji për Trustin kërkesë e qytetarëve që vije si rezultat i krizës dhe mos intervenimin e qeverisë do të jetë si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e parë të sesionit pranveror që do të mbahet të enjten”.

“Ne shpresojë që gjithë deputetët të reflektojnë karshi kësaj kërkese e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të vendit dhe shpresojmë që të enjten të kalojë në lexim të parë”, ka thënë ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 18-të në Prince Caffe…