Projektligji për UÇK-në ndryshon betimin e ushtarit
Në Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së është futur një version i ri i betimit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga opozita po konsiderojnë se kjo është përpjekje për ridizajnim të historisë.
Synimi i tyre në luftë ishte bashkimi i trojeve shqiptare. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë dëshirë e thanë me gojën e tyre edhe kur dhanë betimin.
E tash kur po synohet të miratohet Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së në të është përfshirë edhe një version i betimit, ndryshe nga origjinali.
Nga Partia Demokratike që iniciuan këtë ligj tregojnë se ku qëndron dallimi.
Shefi i LV-së, Rexhep Selimi, sipas të cilit, po tentohet të bëhet ridizajnim i të kaluarës dhe historisë. Të mangët këtë ligj që tash e disa herë nuk po merr miratimin e deputetëve po e shohin edhe në Lidhjen Demokratike.