Projektligji për UÇK-në nuk hedhet në votim

25 tetor 2018 | 11:46

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar disa projektligje por jo edhe projektligjin për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ky projektligj nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit, Kadri

Veseli, i cili ka hedhur në votim shtatë projektligje të tjera, të cilat janë votuar edhe nga deputetët e LDK-së dhe LV-së, të cilët më pas kanë lëshuar sallën.

Ndërsa në momentin që erdhi në radhë projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, Veseli kaloi atë, duke hedhur në votim projektligjet e tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar në Budva kancelarin…