Projektligji për ushtrinë dërgohet në Qeveri
11 maj 2018
| 11:00
Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MFSK) e ka dërguar në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.
Sipas tij, projektligji është dërguar në Qeveri më 8 maj. “Projektligji është dërguar në Qeveri më 8 maj. Kemi marrë deklaratë financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane që projektligji është në përputhje me legjislacionin e BE-së”, ka thënë Shala për “Telegrafin”.