Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk kalon në lexim të parë
13 gusht 2020
| 11:20
Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë, ani pse në sallë ishin 68 deputetë.
Projektligji që është kritikuar nga ndërkombëtaret do të kthehet prapë për votim në ndonjë mbledhje tjetër.