Projektohet shkëmbimi Varane – Pogba
03 korrik 2021
| 11:23
Rafael Varane nuk do ta rinovojë kontratën me Realin e Madridit.
Sipas asaj që raporton iberikja “AS”, mbrojtësit i skadon kontrata pas një viti dhe madrilenët nuk duan që ta humbasin yllin e prapavijës me parametra zero duke projektuar një shkëmbim të bujshëm.
Paul Pogba në shkëmbim me Varanen, dy francezë dhe dy shokë skuadre te kombëtarja transalpine mund të shkëmbejnë fanellat që në këtë sesion merkatoje.
Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por nëse do të realizohej si operacion merkatoje, do të ishin një nga goditjet më të bujshme.