Projektrezoluta për dënimin e gjenocidit serb dërgohet në Kryesi të Kuvendit
07 maj 2019
| 14:54
Komisioni Ad-Hoc për hartimin e rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë sot ka miratuar një projektrezolutë për dënimin e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.
Projektrezoluta e mbështetur nga të gjithë anëtarët e këtij komisioni është dërguar në Kryesi të Kuvendit të Kosovës për procedim në seancën e radhës.
/Epoka e re/