Prokurorët hapin hetime për trajtimin e shpërthimit të Covid-19 në Itali
27 prill 2020
| 14:26
Prokurorët në qytetin verior italian të Bergamos kanë hapur një hetim për trajtimin e shpërthimit të koronavirusit atje.
Lajmi u konfirmua për CNN nga zyra e prokurores Maria Cristina Rotta.
Bergamo është krahina italiane më e goditur nga koronavirusi dhe ishte ndër zonat e para që u vu nën kufizime për të provuar për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Qytetari i Bergamos, Luca Fusco, babai i të cilit vdiq nga koronavirusi në mars, filloi një grup në “Facebook” të quajtur “Noi Denunceremo” – që do të thotë “ne do t’ju denoncojmë” – për t’i mbajtur si përgjegjës autoritetet.
“Ne e dinim që kishte një problem, pamë nënvlerësimin e problemit. Ne i kemi parë rastet në Codogno, kemi parë rastet në veri të Italisë dhe askush nuk po bënte asgjë në fillim” tha Fusco për CNN.