Prokurorët sot dolën në punë, Kurti u thoshte të hënën s’kanë çka dalin

10 shkurt 2025 | 08:23

Sot, më 10 shkurt, prokurorët nuk kanë pasur ndonjë pengesë për të dalë në punë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Blerina Shoshi, e cila ka qëndruar pranë Prokurorisë, ka thënë se disa prej prokurorëve kanë ardhur dhe disa kanë njoftuar se janë rrugës.

Ata kanë dalë në punë pavarësisht prej deklaratave të kryeministrit në largim, Albin Kurti, i cili gjatë fushatës kishte thënë se një ditë pas zgjedhjeve, ata nuk kanë pse të dalin në punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do…