Prokurori Abazi: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskës nuk ishin të përfshirë në rast

25 shtator 2023 | 22:59

Prokurori i rastit në veri, Naim Abazi, ka thënë pelegrinët që janë gjetur të dielën në mbrëmje në Manastirin e Banjskës i ka identifikuar Policia e Kosovës dhe nga informacionet e deritanishme ka dalë se ata nuk janë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Sot ka dalë e kundërta e asaj që kemi pasur informacione, është se ata janë persona që kanë ardhur nga shteti i Serbisë dhe janë vendosur në bujtinën e Manastirit të Banjskës, Policia secilin një nga një i ka identifikuar dhe deri më tani nuk ka informacione ose indicie që ata janë përfshirë në aktivitetin për të cilën po flasim”, ka theksuar Abazi, në një lidhje telefonike në emisionin “Tempus”, në KTV.

Policia e Kosovës, pelegrinët që i kishte gjetur në Manastirin e Banjskës i kishte dërguar në Stacionin e policisë në jug të Mitrovicës për verifikim.

Ai ka thënë se të dyshuarit po hetohen në drejtim të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe juridik dhe po ashtu veprave penale pjesëmarrje në grupe terroriste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet…