Prokurori i Shtetit: Daka dhe asnjë zyrtar tjetër i KQZ-së nuk janë duke u hetuar

17 qershor 2021 | 16:24

Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se asnjë zyrtarë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk është duke u hetuar në lidhje me pretendimet për manipulimin e disa votave të ardhura nga diaspora, siç kanë raportuar mediat.

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, lidhur me artikullin e publikuar në ‘Gazetën Express’, më datën 15.06.2021 me titull: ‘Bislimi akuzon Dakën për rol destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit: Prokuroria ka hetuar disa manipulime të votave nga Austria’, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ju njofton se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora. Mirëpo, ju njoftojmë se as znj. Valdete Daka dhe as ndonjë zyrtar tjetër i KQZ-së nuk janë pjesë e këtij hetimi penal”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Esgjan Alioski ka ngushtuar epërsinë e Ukrainës. Po rridhte minuta…