Prokurori i Shtetit për 24 orë ndalon gjashtë persona dhe bën dy kërkesa për paraburgim
28 shtator 2020
| 12:10
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë gjashtë persona, si dhe ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.