Prokurori i Shtetit: S’kemi pranuar nga Zvicra ekspertizë për rastin e Astrit Deharit
15 tetor 2019
| 13:59
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nuk ka pranuar ende raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit nga Instituti i Lozanës në Zvicër.
“Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrij përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik”, është thënë në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.