Prokurori i Shtetit sonte në orën 21:30 konferencë shtypi
11 dhjetor 2021
| 19:57
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se sonte në orën 21:30 do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference për media.
Ndryshe dy javë më parë ka ndodhur vrasja makabare në Gllogjan të Deçanit dhe deri më tani autori vrasjes së trefishtë është në arrati.
Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.