Prokurori i Speciales: Do t’i mbrojmë me gjithçka dëshmitarët
Prokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman është zotuar të martën se do të bëjë gjithçka që është e mundshme që të mbrojë dëshmitarët të cilët mund “të jenë në rrezik nga gjithçka, nga vdekja e deri tek frikësimi”.
David Schwendiman ka refuzuar të publikojë ndonjë detaj se kush mund të jetë cak apo se kur mund të nisin paditë e pra.
Por ai ka pranuar se, gjatë një takimi me gazetarët në Hagë, zyra e tij është e “vetëdijshme” për rrezikun me të cilin përballen dëshmitarët potencialë. “Do të bëjmë gjithçka është e mundur që të provojmë dhe t’u japim atyre rehatinë dhe mbrojtjen që u nevojitet për të marrë pjesë. Dëshmitarët mund të jenë “në rrezik nga gjithçka, nga vdekja deri tek frikësimi apo detyrimi, ryshfeti apo forma tjera të ndikimit dhe përpjekjes për të korruptuar dëshminë e tyre. Askush s’do t’më frikësojë mua”, ka thënë ai.
Schwendiman është zotuar po ashtu se “nuk do të ndikohet apo frikësohet” nga atmosfera politike në Kosovë.
“Detyra ime është që të qeveriset nga ligji, nga faktet dhe t’i mbajë individët përgjegjës për sjelljet e tyre”, shtoi ai.
Dhomat e specializuara të Kosovës, e financuar nga BE dhe e vendosur në Hagë vitin e kaluar, u krijua për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet që supozohet të jenë kryer nga pjesëtarë të lartë të UÇK-së derisa po luftonin me forcat serbe në luftën e viteve 1998-1999.
Akuzat u përfshinë në një raport të vitit 2010 të prezantuar në Këshillin e Sigurimit, dhe flet në detaje për pretendimet për vrasje, ndalime të paligjshme dhe trafikim me organe, gjatë dhe pas luftës për pavarësinë e Kosovës. (Koha.net)