Prokurori Jack Smith: Jemi për gjykim sa më të shpejtë

16 shkurt 2021 | 14:05

Prokurori i Specializuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Jack Smith, ka folur në seancën e sotme në Gjykatën Speciale.

Një çështje që e ka ngritur ai është caktimi i datës së gjykimit ndaj të akuzuarve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mospajtimi që ka shfaqur ai dhe mbrojtja e të akuzuarve është lidhur me dorëzimin e dosjes paragjyqësore që është detyrë e prokurorisë.

“Çështja se kur do të jetë dosja paraprake është e lidhur me datën e gjykimit. Siç e di gjykata nga konferencat e mëparshme që ne kemi mosmarrëveshje të mëdha midis mbrojtjes dhe prokurorisë. Kam një qasje tjetër dhe nuk besoj që personalizimi i çështjeve është argument i fortë. Ben Emerson flet për juridiksione ku është mësuar ai. Po ta ngritësh zërin më shumë si avokat nuk është mënyra për t’i fituar çështjet”.

“Ftoj gjykatën që të vërejë se kur ndodh kjo në sallën e gjyqit është shenjë që ata nuk po flasin për fakte dhe nuk po mbështesin argumentet. Kërcënime, këtë ka bërë Emerson këtë. Gjykata duhet të shikojë faktet dhe ligjin. Detyra e prokurorisë është që këto të zbatohen. Është me rëndësi që t’i jepet mbrojtjes koha dhe burimet që të përgatiten për gjykim. Është në interesin tonë dhe të tyre”, është shprehur Smith, duke shtuar se viktimat janë duke pritur drejtësi.

“Viktimat po presin që të bëhet drejtësi dhe e realiteti: frikësimi i dëshmitarëve. Ky është realiteti i kësaj çështjeje dhe do të mbetet realitet. Nëse lihet koha nga dorëzimi i dosjes paraprake deri te data e gjyqit nuk u shërbejmë dëshmitarëve dhe viktimave”, ka thënë ai.

Smithi ka thënë se data e dorëzimit të dosjes duhet të lidhet me datën e fillimit të gjykimit, që t’i jepet hapësirë mbrojtjes për t’u përgatitur për gjyqin.

“Nëse gjykata vendos kundër mbrojtjes, mbrojtja ka dhënë indikacione që do t’i bëjnë qëndresë urdhrave të gjykatës. Mbrojtja po përpiqet që ta vonojë këtë çështje dhe do ta realizojnë nëse veprojnë kështu. Secili nga të akuzuarit ka thënë qartë se janë të pafajshëm. Dua ta bëj të qartë se atyre nuk iu kërkuara që ta bënin këtë. I takon zyrës sime që ta vërtetojë këtë. Jemi për gjykim sa më të shpejtë. Caktimi  i datës së gjykimit që është e lidhur me dorëzimin e dosjes paraprake që është mënyra më e mirë që të ketë drejtësi për të akuzuarit dhe drejtësi për Kosovën”, është shprehur Smithi .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi arriti të dalë…