Prokurori konfirmon numrin e viktimave në sulmin e Donald Trump
14 korrik 2024
| 02:21
Sot u bë një atentat ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump. Atentati zuri vend në një tubim ku Trump po merrte pjesë.
Të shtëna me armë u dëgjuan në Pensilvani, teksa Trumpit iu gjakos veshi.
Një zëdhënës i tij deklaroi se Trump është mirë dhe po kontrollohet nga mjekët, teksa falënderoi ndërhyrjen e shpejtë të Shërbimit Sekret.
Sipas prokurorit të qarkut, Richard A. Goldinger, një sulmues ka vdekur.
Ai shtoi se është konfirmuar edhe vdekja e një kalimtari dhe se dyshohet të ketë vdekur edhe një tjetër kalimtar pranë vendit të ngjarjes.
Incidenti po hetohet si atentat i mundshëm.