Prokurori nga Michigani i SHBA-së mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit

09 janar 2023 | 10:06

Endrit Topalli, shtetas amerikan me origjinë shqiptare nga Shkodra, prokuror në rrethin e Oakland të shtetit të Michiganit, doli haptas në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në publikimin që ka bërë në rrjetin social “Facebook” Endrit Topalli shkruan: “Mbështes nismën e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë”.

Sa për informim të atyre që nuk e njohin, Endrit Topalli ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe në Shkenca Politike në SHBA dhe është doktor shkence i të Drejtës Penale.

Para se të bëhet prokuror i shtetit të Michiganit, Topalli ka qenë avokat.

Përkundër asaj se është i integruar në sferat e larta të drejtësisë amerikane, Endrit Topalli dallohet si personalitet që është angazhuar me tërë seriozitetin e vet kur bëhet fjalë për çështje me interes kombëtar shqiptar.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka falënderuae Endrit Topallin për këtë përkrahje shumë të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan, Alon Ben Meir ka treguar se si mund…